OKB thirrje për armëpushim urgjent dhe ndihma humanitare në Gutën Lindore

Mos i humb

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Steffan de Mistura, bëri thirrje për armëpushim urgjent në Gutën Lindore, ku tashmë me muaj zgjasin sulmet intensive ndaj civilëve.

Zëdhënësja e Kabinetit të OKB-ve në Gjenevë, Alessandra Vellucci, në konferencën javore për media në Gjenevë lexoi deklaratën e dërguar nga kabineti i Mistura-s.

I dërguari special i OKB-ve për Sirinë bëri thirrje për takim urgjent të garantuesve, Turqisë, Rusisë dhe Iranit, lidhur me vendosjen përsëri të zonës së deeskalimit.

Mistura po ashtu bëri thirrje për ndërprerje urgjente të luftimeve dhe ndërprerjen e bombardimeve në Gutën Lindore. Ai nënvizoi se, pas ndërprerjes së luftimeve, nevojitet të sigurohet dhe lejohet qarkullimi i pa penguar humanitar në këtë pjesë të Sirisë.

Mistura theksoi edhe se nevojitet të evakuohen të plagosurit dhe të sëmurët e Gutës Lindore.

Të enjten u mbajt seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-ve në New York për situatën në Gutën Lindore. Vassily Nebenzia, ambasador i Rusisë në OKB, në fjalimin para të pranishmëve tha se, nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme, Rusia nuk do të pranojë projektrezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkohet armëpushim njëmujor në Siri.

Ai theksoi se projektrezoluta në fjalë, të cilën e propozuan Suedia dhe Kuvajti, siç tha, nuk është “reale”, duke shtuar se nuk është prodhim i konsensusit të gjerë.

Me projektrezolutën kërkohej armëpushim prej 30 ditëve në Siri për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimit mjekësor.

Në sulmet e intensifikuara të regjimit të kryera gjatë tre ditëve të fundit kanë humbur jetën mbi 300 persona. Përveç kësaj, në periudhën e njëjtë në objektiv të sulmeve ishin 22 qendra mjekësore, xhami dhe jetimore. Në Gutën Lindore e cila gjendet nën kontroll të opozitës, jetojnë 400.000 civilë.

Me marrëveshjen në Astanë të vitit të kaluar, Guta Lindore është shpallur zonë e deeskalimit. Krahas kësaj, regjimi i Asadit muajve të fundit intensifikoi sulmet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit