Olsi Rama pas daljes nga SPAK: S’kam as çerek lidhje me bosët e Xibrakës.

Mos i humb

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama shkon në SPAK.

Kujtojmë se pak kohë më parë Gazment Bardhi ka paditur në Prokurorinë e Posaçme Olsi Ramën duke e lidhur atë me laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Pasi qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e SPAK, vëllai i kryemnistritt Edi Rama, Olsi Rama u ndal në një prononcim për mediat.

Olsi Rama tha se nuk ka lidhje me bosët e krimit të përfshirë në çështjen ‘Xibraka’.

“Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme.

E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës.

Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik.

I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit