ONM kundër kreut të Kushtetueses: Nuk siguroi dëshmi kundër hetimit nga Vetting-u

Mos i humb

 

Zyra e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), pjesë e procesit të Vetting-ut, sqaron se përse kërkoi apelimin e vendimit për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Sipas ONM-së, Dedja, edhe pse e mori rikonfirmimin në detyrë, nuk ka qenë në gjendje që të sigurojë dëshmi apo argumente të mjaftueshme që të kundërshtojë përfundimet e hetimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

 Zyra e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, nëpërmjet vëzhguesit përgjegjës të ONM-së, ka kërkuar nga komisioneri publik të shohë mundësinë e apelimit. Por a është kjo një e drejtë e veçantë e vëzhguesve ndërkombëtarë? Përfaqësuesit e ONM-së dhanë këtë shpjegim për bazën ligjore të kërkesës së tyre: “Vëzhguesi Ndërkombëtar mund të nxisë Komisionerin Publik për mundësinë e paraqitjes së një apelimi. Kjo e drejtë e Vëzhguesit Ndërkombëtar parashikohet në Nenin 65, paragrafi 2 i Ligjit të Vetting-ut. Tani është në dorën e Komisionerit Publik të shqyrtojë dosjen dhe të vendosin nëse do të apelojnë përpara Dhomes së Apelimit. Duhet të theksohet se sipas Nenit 63 të Ligjit të Vetting-ut, Komisioneri Publik ka pavarësinë që të apelojë një çështje pa rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtare, si rrjedhojë e faktit që Komisionerët Publikë veprojnë në interes të popullit shqiptar. Sidoqoftë, ankimimi duhet të parashtrohet brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit me shkrim, siç parashikohet në nenin 63, paragrafi 1, të Ligjit të Vetting-ut, me shumë gjasa nga fundi i Korrikut 2018”.

Çfarë pret ONM nga ky apelim?

“Nëse Komisioneri Publik, përtej rekomandimeve të Vëzhguesit Ndërkombëtar, bën apelim, atëherë është në dorën e Dhomës së Apelimit që të vendosë nëse do të ushtrojë të drejtën kushtetuese që ta shqyrtojë atë apelim. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk mund të paragjykojë se çfarë do të bëjë në të ardhmen Dhoma e Apelimit dhe beson se, nëse Dhoma e pranon apelimin, do të bëjë një rishikim të thelluar.

Përse vëzhguesit ndërkombëtarë rekomanduan paraqitjen e një apelimi?

“Sepse vëzhguesit e ONM-së janë të mendimit se i vlerësuari (kryetari i Gjykatës Kushtetuese), nuk ka qenë në gjendje të sigurojë dëshmi apo argumente të mjaftueshme që të kundërshtojë përfundimet e hetimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit