OPEC, rriten të ardhurat nga eksporti i naftës

Mos i humb

Të ardhurat e përgjithshme të eksporteve të naftës të Organizatës së Eksportit të Naftës (OPEC) u rritën me rreth 28 për qind në vitin 2017, krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të përpiluara sot nga Agjensia Anadolli.

Të ardhurat e OPEC-it në eksportin e naftës arritën në 567 miliardë dollarë në vitin 2017, nga 441 miliardë dollarë sa ishin në vitin 2016, duke shënuar një rritje prej 28.6 për qind, sipas të dhënave të Administratës së Shteteve të Bashkuara për Informacionin e Energjisë (EIA).

Ndërsa anëtarët e kartelit kanë regjistruar rritje të eksportit të naftës nga viti në vit, rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm për vendet e OPEC-ut që shënuan rritje të të ardhurave nga eksportet e naftës.

Çmimi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent mesatarisht ishte 43.74 dollarë për fuçi në vitin 2016, kurse i njëjti u rrit në 54.15 dollarë për fuçi në vitin 2017, ndërkohë që treguesi amerikan West Texas Intermediate u rrit nga 43.33 dollarë për fuçi në 50.79 dollarë për fuçi mesatarisht gjatë të njëjtës periudhe, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas EIA-s, të ardhurat totale të anëtarëve të OPEC-ut nga eksportet e naftës vlerësohen në 736 miliardë dollarë këtë vit dhe 719 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm.

Kryeson Arabia Saudite

Eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar dhe anëtari më i rëndësishëm i kartelit, Arabia Saudite, kryeson në mesin e vendeve anëtare të kartelit me të ardhurat e eksportit të naftës vitin e kaluar.

Ndërsa të ardhurat e Mbretërisë nga eksportet e naftës arritën në 134 miliardë dollarë në vitin 2016, kjo shumë shënoi rritje prej 24.6 për qind në 167 miliardë dollarë në vitin 2017.

Të ardhurat e Arabisë Saudite në eksportet totale të naftës së OPEC-ut ishin 29.4 për qind vitin e kaluar.

Iraku radhitet në vendin e dytë

Në mesin e anëtarëve të OPEC-ut, për nga të ardhurat e eksportit të naftës në vitin 2017, Iraku radhitet i dyti.

Të ardhurat e Irakut nga eksporti i naftës u rritën me 30.2 për qind në 69 miliardë dollarë vitin e kaluar, nga 53 miliardë dollarë sa ishte një vit më parë.

Të ardhurat e Irakut në eksportet totale të naftës së OPEC-ut ishin 12.17 për qind vitin e kaluar.

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndanë vendin e tretë në të ardhurat e eksportit të naftës.

EBA-të kanë regjistruar rritje në të ardhurat e eksportit të naftës në 55 miliardë dollarë në vitin 2017, nga 45 miliardë dollarë sa ishte në vitin 2016, duke shënuar një rritje prej 22.2 për qind.

Të ardhurat e eksportit të naftës në Iran arritën gjithashtu në 55 miliardë dollarë vitin e kaluar, nga 37 miliardë dollarë sa ishin një vit më parë, duke shënur një rritje prej 48.6 për qind.

Të dyja vendet në eksportet totale të naftës të OPEC-ut kanë marrë pjesë me 9.7 për qind vitin e kaluar.

Më poshtë janë paraqitur të ardhurat e eksportit të naftës, në terma nominalë, të 15 anëtarëve të OPEC-ut për vitet 2016 dhe 2017 si dhe aksionet e anëtarëve individualë në eksportet e përgjithshme të kartelit në vitin 2017:

Emri i vendit anëtar

Të ardhurat e eksportit të naftës në vitin 2016 (miliardë dollarë)

Të ardhurat e eksportit të naftës në vitin 2017 (miliardë dollarë)

Të ardhurat e vendeve në eksportet totale të naftës së OPEC-ut (përqindje)

Arabia Saudite

134

167

29.4

Iraku

53

69

12.17

Emiratet e Bashkuara Arabe

45

55

9.70

Irani

37

55

9.70

Kuvajti

37

46

8.11

Nigeria

25

34

5.99

Katari

24

31

5.46

Angola

26

31

5.46

Venezuela

23

29

5.11

Algjeria

20

22

3.88

Libia

2

11

1.94

Kongo

3

5

0.88

Ekuadori

4

5

0.88

Guinea Ekuatoriale

4

4

0.70

Gaboni

3

4

0.70

TOTALI

441

567

100

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit