7 shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane ndërsa 5 të tjerë janë ende në kërkim.
Operacioni kishte nisur që në vitin 2018 ku asokohe ishte prangosur një Italian, i cili më pas rezultoi se kontrollonte një pjesë të madhe të shitjeve në territorin e Petinos, Torrione dhe Pile.
Ndërkohë shqiptarët kishin rolin e furnizimit me drogë.
Sipas mediave italiane të arrestuarit e moshave nga 20 deri në 37-vjeç ishin persona me precedentë të mëparshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nëpër zonën e L’Aquilas.
Të gjithë të bashku bënin transportin, blerjen, shitjen e kokainës nëpër qytet.


