“Operacionet antiterroriste nuk dëmtojnë ekonominë e Turqisë”

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim: Njëri nga dy helikopterët tanë sulmues që fluturonin mbi Afrin është rrëzuar dhe kanë humbur jetën dy pjesëtarë të forcave të armatosura. Nuk ka prova të mjaftueshme se bëhet fjalë për një intervenim të jashtëm.

– “Nuk shkuam në Afrin për të luftuar, por të ndalim dhunën e terroristëve”

Kryeministri i Turqisë, deklaroi sot se Turqia nuk ka shkuar në Afrin për të luftuar, por të shpëtojë vëllezërit e saj arabë, kurdë dhe turkmenë, nga dhuna e terroristëve të atjeshë.

“Ne nuk shkuam në rajonin e Afrinit për të luftuar atje. Përse shkuam? Shkuam atje në mënyrë që të shpëtojmë vëllezërit tanë arabë, kurdë dhe turkmenë nga dhuna e organizatës tinëzare terroriste e cila po rrëmben pasurinë e tyre, si dhe po mobilizon me dhunë fëmijët e tyre, në tentativë për t’i shndërruar në terroristë. Shkuam të ndalim këtë dhunë të cilën janë duke e shkaktuar terroristët”, tha Yildirim.

– Operacionet antiterroriste nuk dëmtojnë ekonominë e Turqisë

“Thonë se operacioni në Siri do të ndikojë negativisht mbi ekonominë tonë. Ekonomia e Turqisë është e tillë që këto operacione nuk mund të ndikojnë në të, meqë Turqia tashmë 35 vite zbaton këto operacione. Jemi të vendosur që tërësisht t’i shkatërrojmë terroristët”, tha Yildirim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit