Operacioni “Dega e Ullirit”, 1.931 terroristë të neutralizuar

Mos i humb

Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftojnë se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” e deri më tani në Afrin të Sirisë, janë neutralizuar gjithsej në 1.931 terroristë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.

Në deklaratë theksohet se që nga fillimi i operacionit e deri tani janë neutralizuar 1.931 terroristë.

– TSK dhe ULS pastrojnë nga terroristët dy fshatra në Afrin

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga terroristët fshatrat Hacilar dhe Abu Kab në pjesën jugperëndimore të Afrinit në Siri.

Sipas njoftimeve të gazetarëve të AA-së në rajon, TSK dhe ULS kanë pastruar nga terroristët YPG/PKK-DEASH-it fshatrat Hacilar dhe Abu Kab pranë qytezës Cinderes, në jugperëndim të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 103 pika, përfshirë një qendër qyteze nga pesë qyteza të Afrinit, 75 fshatra, gjashtë vendbanime rurale, 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së.

Më 20 janar, TSK nisi operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit