Operacioni “Dega e Ullirit”, 932 terroristë të neutralizuar

Mos i humb

Që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i nisur në Afrin të Sirisë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK), janë neutralizuar 932 terroristë.

Sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë rikujtohet se operacioni “Dega e Ullirit”, ka nisur më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit.

Më tej thuhet se në operacionet e kryera nga Forcat Ajrore Turke janë shkatërruar 5 objektiva të cilat përdoreshin si strehimore, pozicione, depo të armëve dhe pika të armatimeve që u përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it.

Sipas informacioneve të marra nga rajoni bëhet e ditur se avionët pjesëmarrës në operacion janë kthyer të sigurtë në bazë dhe se në kuadër të operacionit janë neutralizuar 35 anëtarë që i përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH.

Theksohet ndër të tjera se operacioni po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Po ashtu thuhet se në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjet e terroristëve, duke u treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohen civilët dhe personat e pafajshëm.

– Ushtarët turq dhe ULS çliruan edhe një kodër tjetër në Afrin

Ushtarët turq dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar gjatë operacionit “Dega e Ullirit” kodrën Haruz në Afrinin verior, Siri.

Operacioni për të çliruar kodrën pranë qytetit Bulbul filloi brenda natës dhe përfundoi me sukses, thanë për AA burimet nga institucionet turke të sigurisë. Qendra e qytetit Bulbul u sigurua pas çlirimit të kodrës Haruz, thanë burimet, duke shtuar se operacionet kundër objektivave të terrorit pranë kodrës janë në vazhdim.

Kodra e çliruar shënon vendin e 31-të që është marrë nga terroristët që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” 16 ditë më parë. Një qendër qyteti dhe 20 fshatra janë ndër vendet e çliruara./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit