Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 897 terroristë

Mos i humb

Të paktën 897 terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin sirian të Afrinit.

“Në operacionet ajrore të kryera nga Forcat Ajrore Turke janë shkatërruar 15 objektiva të cilat përdoreshin si strehimore, pozicione, depo të armëve dhe pika të armatimeve që u përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it. Avionët të cilët kanë marrë pjesë në operacion janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurtë. Sipas informacioneve të marra nga rajoni në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’ janë neutralizuar 74 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH. Ka arritur gjithsej në 897 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit”, njofton Shtatmadhoria e Turqisë.

Në një njoftim rikujtohet se operacioni “Dega e Ullirit”, ka nisur më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit”.

Operacioni po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Më tej theksohet se në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjet e terroristëve, duke u treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohen civilët/personat e pafajshëm.

“Operacioni i mbështetur me operacionin ajror dhe me mjete mbështetëse të zjarrit nga toka, po vazhdon në mënyrë të suksesshme ashtu siç është planifikuar”, thuhet në njoftim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit