Operacioni “Dega e Ullirit”: Neutralizohen gjithsej 999 terroristë

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar së paku 999 terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin kufitar Afrin.

Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se forcat ajrore turke gjatë 24 orëve të fundit kanë shkatërruar disa bastione terroriste dhe neutralizuan së paku 29 terroristë.

Në njoftim thuhet se nga fillimi i operacionit në Afrin janë neutralizuar së paku 999 terroristë, ndërsa operacioni ka vazhduar në pajtim me planet.

Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

Terroristët e PYD/PKK-së momentalisht nën okupim mbajnë 65 për qind të kufirit turko-sirian, ndërsa në Afrin gjenden mes 8.000 dhe 10.000 terroristë.

PYD/PKK është dega siriane e organizatës terroriste PKK e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Europian. PKK që nga mesi i viteve 80-të të shekullit të kaluar udhëheq fushatë terroriste kundër Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit