Opozita siriane reagon ndaj bashkëpunimit të Rusisë me organizatën terroriste YPG/PKK

Mos i humb

MUHAMMED TEMİM HOCAOĞLU

Kreu i opozitës dhe koalicionit kombëtar të forcave revolucionare siriane, Naser al-Hariri tha se refuzojnë marrëveshjen e arritur në Moskë mes organizatës terrorite YPG/PKK dhe të ashtuquajturve opozitarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për AA, Al-Hariri tha se janë të papranueshme marrëveshjet politike që zhvillohen me organizatat terroriste.

Naser al-Hariri i cili udhëheq institucionin çati të opozitës siriane, tha se “Sponsorizimi i Rusisë për një marrëveshje të tillë, nënkupton se ka pranuar në heshtje të gjitha krimet e luftës të organizatës terroriste YPG/PKK”.

“Organizata terroriste YPG/PKK ka kryer krime lufte në një fushë të gjerë nga ndryshimi demografik duke detyruar njerëzit në shpërngulje e deri në vrasjen e civilëve me tortura”, thekson Al-Hariri i shtoi se organizata i vazhdon këto veprime të saj.

“Nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje me këto milicë separatistë, përsa kohë që ata nuk i prishin lidhjet e tyre me organizatën terroriste PKK, përsa kohë nuk e nxjerrin këtë organizatë jashtë Sirisë, përsa kohë që nuk prishin rrjetin terrorist dhe përsa kohë që nuk bëjnë politikë me institucione legjitime që përfaqësojnë popullin e Sirisë”, tha Hariri.

Ai vuri në dukje se me përpjekje të tilla duke formuar komunikim me organizatën terroriste, injorohen përpjekjet ndërkombëtare që duan të ruajnë integritetin territorial të Sirisë.

Presidenti i qeverisë së përkohshme siriane, Abdurrahman Mustafa tha se e dënojnë marrëveshjen në fjalë.

YPG/PKK dhe të ashtuquajturit opozitarë u dakorduan mbi “federatën”

İlham Ahmed, një nga krerët e organizatës terroriste YPG/PKK dhe sekretari i përgjithshëm i partisë “Vullneti i Popullit”, Kadri Jamil i cili njihet me afërsinë me regjimin e Asadit u takuan në Moskë dhe nënshkruan një memorandum që synon ndryshimin e mënyrës së qeverisjes së Sirisë.

Në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar mes dy palëve u arritën dakordime lidhur me çështjet për qeverisjen e vendit brenda një strukture federale dhe përfshirjen e zgjatimeve të YPG/PKK-së dhe disa platformave opozitare në procesin politik.

Gjithashtu në memorandum, situata e territoreve të okupuara nga YPG/PKK-ja në veri dhe lindje të Sirisë u cilësua si një “nevojë shoqërore”.

Palët arritën marrëveshje edhe për përfshirjen e FDS (Forcave Demokratike të Sirisë) në ushtrinë e Sirisë në të ardhmen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit