Orest Sota mbetet në burg, Prokuroria: Paratë e gjetura, të Saimir Tahirit

Mos i humb

Gjykata për Krimet e Rënda la në burg Orest Sotën, biznesmenin 25-vjeçar të arrestuar në Elbasan me mbi 800 mijë euro para të thata në makinë dhe dy leje lundrimit të Saimir Tahirit.

Vendimi u dha këtë të hënë nga gjykata, pas kërkesës për rivlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë më herët.

Prokuroria mbrojti kërkesën për lënien në burg të Sotës, duke deklaruar ndër të tjera se dyshon se paratë e gjetura në makinën e 25-vjeçarit janë të Saimir Tahirit.

Avokati i Sotës tha se paratë janë të ligjshme dhe produkt i biznesit të pastër të familjes, ndërsa për lejet e lundrimit të ish-ministrit, tha se ato janë harruar aty nga shoferi i Tahirit. Sipas avokatit, Orest Sota nuk kishte dijeni për patentat dhe kjo vërtetohet edhe nga përgjimet.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është depozituar edhe një memo nga biznesmeni Lefter Sota, i ati i Orestit, i cili shpjegon me fatura burimin e 863 mijë eurove, si edhe bashkëpunimin mes shoqërisë “Ikona” dhe kompanisë “Kurum”.

Menjëherë pas arrestimit të 25-vjeçarit, të cilit iu gjetën në makinë edhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Lefter Sota shpjegoi se shuma e zbuluar në makinë do të lihej si garanci pranë kompanisë “Kurum” për blerje hekuri./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit