Organizata “Let’s Do It” thirrje studentëve për mirëmbajtje të Kampusit Universitar!

Mos i humb

Në kuadër të Javës së Tokës në hapsirat e Kampusit Universitar, organizata “Let’s Do It” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Dekanatin kanë organizuar aksion pastrimi dhe mbjellje fidanësh.

Sipas zëdhënësit të Organizatës “Let’s Do It’, Besnik Shabiu, aksioni vullnetar në Kampusin Universitar do të jetë për herë të fundit, pasi siç tha ai studentët janë vetë ata që duhet ta mbajnë të pastër ambientin e tyre.

“Një ditë nuk mjafton për t’i pastruar të gjitha hapësirat, ne e kemi titulluar si Java e Tokës, por ky do të jetë aksioni i fundit vullnetarë në Kampusin Universitar, sepse kampusi duhet të jetë i fundit për pastrim. Studentët duhet ta mirëmbajnë vendin e tyre. Nga ky vend u bëjë thirrje studentëve që ta mirëmbajnë dhe të kujdesën për kampusin, dhe shpresoj që vitin tjetër kur të vimë, të flasim për progrese universitare e jo për bërllogun”, u shpreh Shabiu.

Lidhur me këtë, prorektorja për financa, Mirvete Badivuka, tha se Dita e Tokës është një simbolik për vetëdijësimin e qytetarëve për kujdesin ndaj ambientit. Më tutje ajo u bëri thirrje të gjithë profesorëve, studentëve që të kontribuojnë në pastrimin e kampusit.

“Dita e Tokës është një simbolik për të vetëdijësuar qytetarët andaj në shenjë të kësaj dite ne jemi organizuar për ta pastruar kampusin. Meqenëse shfrytëzuesit janë studentët, profesorët, i ftojë që të gjithë të kontribuojnë në mirëmbajtjen e ambientit”, tha Badivuka.

Ndërsa, Fatbardha Mehmetukaj, zyrtare për mjedis nga Komuna e Prishtinës, njoftoi se Komuna i ka dhuruar 500 lule dhe 30 fidane për mbjellje në Kampusin Universitar.

“Komuna e Prishtinës iu ka bashkuar thirrjes së Organizatës “Let’s Do It” për pastrimin në ambientin e Kampusit Universitar. Komuna e Prishtinës është në fazën e mbjelljes së fidaneve, ndërsa sot do t’i mbjellim 500 lule dhe 30 finade”, tha Mehmetukaj.

Ndryshe, për Ditën e Tokës në Fakultetin e Edukimit është mbajtur një ekspozitë me tematikë për ruajtjen e ambientit /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit