Organizatat për të drejtat e njeriut thirrje OKB-së për Mianmarin

Mos i humb

 

 

 Organizatat e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që ngjarjet e dhunshme në rajonin Arakan të Mianmarit t’i referojë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

Organizatat e të drejtave të njeriut, Amnesty International, Human Rights Watch, Qendra Globale dhe Fortify Rights (Forcimi i të Drejtave) për Përgjegjësinë e Mbrojtjes kanë zhvilluar një konferencë për media pasi një delegacion i përbërë nga ambasadorët e vendeve anëtare të KS-OKB-së ditë më parë zhvilluan një vizitë në Mianmar për të inspektuar situatën e muslimanëve të Arakanit.

Kryedrejtuesi i Fortify Rights, Matthew Smith ka theksuar se ICC duhet të hetojë provat të cilat sa vijnë e rriten në drejtimin se është kryer gjenocid ndaj muslimanëve të Arakanit.

Smith tha se në mesin e listës së organziatës që operon në Mianmar dhe Bangladesh gjenden emrat e zyrtarëve të lartë të ushtrisë së Mianmarit që kanë përgjegjësi për krimet e kryera kundër muslimanëve të Arakanit.

Ndërsa drejtori i lartë për ligjin dhe politikën e Amnesty International, Tawanda Mutasah tha se për komunitetin ndërkombëtar nuk ka mbetur alternativë tejtër përveçse ta referojë në ICC persekutimin e kryer kundër muslimanëve të Arakanit.

Gjithashtu edhe Savita Pawnday një nga drejtueset e Qendrës Globale dhe Fortify Rights (Forcimi i të Drejtave) për Përgjegjësinë e Mbrojtjes, u ka bërë thirrje anëtarëve të KS-OKB-së që të përgatisin një projekt-rezolutë në mënyrë që të bëhet një aplikim në ICC kundër Mianmarit.

Një nga drejtueset e Human Rights Watch, Param-Preet Singh u shpreh se tashmë diplomacia nuk funksionon dhe se mosveprimi “i jep të drejtën e kalimit të lirë Këshillit të Sigurimit”.

“Është shumë e qartë se zyrtarët e Mianmarit nuk kanë aspak dëshirë që të pranojnë krimet që i atribuohen ushtrisë. Zyrtarët në Mianmar nuk kanë aftësinë për t’u ndjerë përgjegjës. Po pakësohet koha jonë për të kaluar në veprim”, ka thënë Singh.

Sipas OKB-së që nga 25 gushti i vitit 2017, më shumë se 700 mijë refugjatë u detyruan të largohen nga Mianmari. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në pamjet satelitore të publikuara dëshmuan se qindra fshatra janë shkatërruar.

Marrëveshja e arritur mes qeverisë së Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e muslimanëve të Arakanit në territoret e tyre po mbetet jofunksionale në praktikë meqë ata të cilët janë zhvendosur nuk kanë mundësinë e dokumentimit të gjendjes së tyre.

OKB-ja dhe organizatat për të drejtat e njeriut dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit e cilësojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit