Organizonin lojëra fati, me celularë, e pësojnë 5 persona në Fier

Mos i humb

Organizoni lojëra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 5 persona në Fier.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Fier, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur 1 rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Kastrioti”.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. P., 37 vjeç dhe E. C., 52 vjeç, të dy banues në Fier.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkpëunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare i DVP Fier, nga kontrollet në lokale të ndryshme, kanë goditur 3 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 28 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të dy banues në Ballsh; A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Kalenjë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit