Origjina e Covid-19, Kina gati të testojë mijëra kampionë gjaku nga Wuhan

Mos i humb

Kina është gati të testojë dhjetëra mijëra mostra të bankave të gjakut nga qyteti Wuhan për të hedhur dritë mbi origjinën e koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar për mediat ndërkombëtare nga një zyrtar kinez. Lëvizja vjen në mes të thirrjeve për transparencë mbi shfaqjen e virusit, ndërkohë që hetimi i mostrave të ruajtura në qendrën e gjakut Wuhan ishte kërkuar që në shkurt nga OBSH.

Kina do të ekzaminojë deri në 200,000 mostra gjaku të marra nga banorët e Wuhan-it para shpërthimit të epidemisë Covid-19, deri në muajt e fundit të vitit 2019.

Mostrat mbahen në Qendrën e Gjakut në Wuhan, duke siguruar mostra indesh në kohë reale nga një pjesë e madhe e popullsisë në qytetin kinez, ku SARS-CoV-2 mendohet se ka infektuar njerëzit e parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit