Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Sipas presidentes, Kosova përgjatë 16 vjetëve si shtet i pavarur ka dhënë një shembull “jashtëzakonisht të mirë të sundimit të ligjit”.
Ajo theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguar kulturë të lartë institucionale në respektimin e vendimeve kushtetuese sipas saj edhe në rastet kur nuk iu kanë pëlqyer.
Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë dhe Shqipërisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.
Në hapje të këtij takimi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani u shpreh se për këtë institucion është esenciale anëtarësimi i barabartë në Asociacionin Frankofon të Gjykatave Kushtetuese.


