Osmani: Mbi 90 për qind e masave të Planit 3-6-9 janë realizuar

Mos i humb

Zv/kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, në prezantimin e zbatimit të Planit qeveritar 3-6-9 deklaroi se realizimi i këtij plani ka tejkaluar të gjitha pritjet më optimiste dhe se ka një realizim prej mbi 90 për qind të masave të parapara.

Prezantimi i Planit 3-6-9, me të cilën qeveria u obligua për prioritete urgjente reformuese, vjen në prag të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian (KE) për progresin e Maqedonisë në rrugën euro-integruese të saj, i cili do të publikohet të martën e ardhshme, më 17 prill.

“Plani ka realizim me mbi 90 për qind të masave të cilat ishin paraparë për këtë periudhë. Kishim pritje se do të jetë 95 deri në 99 për qind, por për shkak se dje në Parlament disa prej ligjeve u anuluan shkaku i kërkesave të opozitës për konsulta shtesë”, tha Osmani, duke apeluar për kthimin e opozitës në Parlament dhe votimin e ligjeve që kërkojnë dy të tretat e votave të deputetëve.

Osmani shtoi se janë pak masa që nuk janë realizuar nga gjithsej 103 masa të parapara në këtë plan qeveritar, të cilat sipas tij, nuk janë realizuar për shkak të nevojës për konsultime shtesë me KE-në dhe opozitën ose për shkak se debati politik ka kërkuar që të ndryshohen tekstet e ligjit.

Osmani poashtu tha se pret që raporti i KE-së të jetë më i miri deri më tani që ka marrë Maqedonia sa i takon progresit të zhvillimeve politike, si dhe shprehu bindje se Maqedonia do të marrë një rekomandim të pastërt dhe të pakushtëzuar për fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Gjatë ditës së djeshme zv/kryeministri Osmani qëndroi për vizitë në Bruksel, ku dhe u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh nënpresidente e KE-së, Federica Mogherini, të cilës poashtu i prezantoi Planit 3-6-9.

“Me koncensus nga të gjithë bashkëbiseduesit e mi u shpreh se Maqedonia në nëntë muajt e fundit ka realizuar një axhendë agresive e produktive të reformave dhe është rikthyer në rrugën e vet euro-atlantike”, u shpreh Osmani, duke iu referuar takimeve të djeshme në Bruksel.

Ndryshe, Plani 3-6-9 është miratuar në muajin korrik të vitit të kaluar, bazuar në programin e Qeverisë së Maqedonisë, në Marrëveshjen e Përzhinos, Raportin e Pribes, Komisionin e Venecias, Komisionin e Grekos, si dhe në rekomandimet e OSBE-ODIHR-së./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit