OVL-UÇK u shpreh mirënjohje grupeve të tifozëve për protestë: UÇK-ja na bashkon

Mos i humb

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së falënderoi grupet e tifozëve të cilat bashkërisht protestuan këtë të diele në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh mirënjohje të thellë për mbështetësit dhe grupet e organizuara të tifozëve të çdo klubi shqiptar, solidariteti dhe respekti i të cilëve nderojnë UÇK-në dhe kujtimin e të rënëve për liri.

Rivaliteti mund të ndajë ngjyrat dhe tribunat, por UÇK-ja na bashkon: në sakrificë, në liri, në dinjitet kombëtar. Ky bashkim nuk është thjesht gjest. Ai dëshmon se shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës u fituan me çmimin më të lartë dhe se mbrojtja e tyre mbetet detyrë e çdo brezi.

Kërkojmë që ky amanet të ruhet i shenjtë, mbi çdo ndasi, kudo që mblidhen shqiptarët”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit