Pa marrëveshje me Kosovën, s’ka BE për Serbinë: Cilat janë vijat e kuqe për të dy palët

Mos i humb

Sot në Strasburg BE do të publikojë strategjinë e zgjerimit dhe Serbia pritet që në vitin 2025 të arrijë anëtarësimin, por vetëm nëse arrin të bëjë një marrëveshje e cila do t’i jepte fund kontestit me Kosovën, rreth shtetësisë së kësaj të fundit.

Gazeta serbe ka bërë një analizë rreth kësaj teme, ku ka intervistuar analistë serbë, por edhe drejtorin e Gazetës Metro në Prishtinë, Valon Syla.

Në situatën kur Prishtina sipas Telegraf.rs, mendon se procesi i pavarësisë është një histori e përfunduar, Beogradi nuk dëshiron të heqë dorë nga territori që e pretendon si i tij, në rast që palët duan të kenë një marrëveshje të dyja duhet të jenë gati për kompromis.

Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, i cili do të paraqitet nesër në Strasburg, sipas njoftimeve parashikon një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Beogradit dhe Prishtinës. Sidoqoftë, Beogradi dhe Prishtina do të kenë linjat e tyre të kuqe në procesin e negociatave.

“Nuk do ta fus kokën në rërë si të tjerët kur bëhet fjalë për Kosovën. Unë jam i gatshëm të bëj diçka që do të jetë kompromis, por nëse dikush mendon se Serbia është e gatshme të jep gjithçka dhe të jetë pa asgjë atëherë është zhgënjyer jashtëzakonisht”, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet lidhur me dialogun me Kosovën.

Kjo zgjidhje e përhershme kërkohet edhe nga Bashkimi Europian. BE dëshiron që Beogradi dhe Prishtina të përfundojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore mbi normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, çfarë do të thotë kjo saktësisht. Sidomos pasi që nuk ka konsensus mbi çështjen e Kosovës brenda BE-së, pasi pesë anëtarë nuk e njohën pavarësinë e shpallur të Kosovës, transmeton gazetametro.net

“Është shumë e vështirë të thuhet se çfarë është një dokument ligjërisht i detyrueshëm, sepse shtetet anëtare të BE-së nuk kanë një konsensus për këtë çështje. Por nëse ata do të kishin dhe kur ta paraqitnin atë, ne do ta deklarojmë atë”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Djuric.

“Linja e kuqe është një marrëveshje ende e papërcaktuar”, ka thënë presidenti i komitetit parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, i cili shtoi se shpreson se nëpërmjet tij do të vjen njohja për pavarësi të cilën ai e quan të vetëshpallur.

“Ajo është e papranueshme dhe Serbia nuk do ta bëj”, ka thënë ai.

Ai thotë se kompromisi është arritur, me bisedimet në Bruksel që çon në një kuadër neutral të statusit.

“Këto nuk janë bisedime mes dy shteteve, por midis Beogradit dhe Prishtinës. Janë arritur disa marrëveshje dhe një dialog duhet të vazhdojë. Gjithçka që arrihet brenda këtij dialogu në fakt do të përkthehet në këtë marrëveshje të detyrueshme ligjërisht. Por kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e të dy vendeve”, theksoi Drecun.

Ai theksoi se Kosova nuk është shtet dhe shtoi se nuk do të mund t`i mashtrojnë ta nënshkruajnë një marrëveshje me një të quajtur shtet.

“Nga ana tjetër, ekziston mundësia që të ulemi dhe Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin statusin përfundimtar të Kosovës me marrëveshje, por jo në mënyrën që Prishtina dëshiron. Për ta, kjo ka mbaruar dhe Beogradi duhet ta njohë këtë shtet të vetëshpallur. Kjo nuk është një zgjidhje, Beogradi nuk do ta pranojë atë”, tha Drecun për Telegraf.rs.

“Mirëpo, edhe Prishtina i ka kushtet e veta, përveç “linjave te kuqe” pala e Kosovës ka qëllimet e veta sa i përket dialogut me Serbinë”, ka thënë drejtori i Gazeta Metro, Valon Syla.

“Qëllimi i Prishtinës zyrtare është që sa më shpejt të mbaroj dialogun me Beogradin, që të mund të arrij anëtarësimi në institucionet ndërkombëtare, si OKB dhe BE, gjithashtu edhe në organizatat tjera ku Kosova nuk është bërë pjesë e tyre”, ka thënë Valon.

“Pritet këtu nga Serbia, të paktën të mos ndërhyjë në Kosovë në këtë proces. Duke njohur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës dhe simbolet e saj, unë do të shtoj këtu dhe krijimin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila pa dyshim do të duhej të nënkuptonte njohjen klasike të Kosovës. Por të paktën kjo njohje pritet të jetë një njohje funksionale dhe faktike e shtetit të Kosovës (de facto), nëse e njëjta nuk mund të quhet njohje ligjore apo klasike (de jure)”, ka thënë Syla./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit