Pacolli: Ditë e zezë në rrugët e Kosovës

Mos i humb

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur sot në Kosovë.

Tre persona kanë vdekur nga një aksident në Duhël të Suharekës, ndërsa në fshatin Vitomiricë të Pejës, nga një aksident tjetër ka mbetur i vdekur një 63-vjecar dhe të lënduara dy gra, përcjellë Indeksonline.

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve dhe ka uruar të lënduarit për shërim më të shpejtë.

Pacolli ka bërë apel që qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit.

“Ditë e zezë në rrugët e Kosovës. Tre të rinj (23, 21 dhe 20 vjeç) në lulet e rinisë, është bilanci i aksidentit të sotëm në Duhël të Suharekës. Po ashtu një viktimë tjetër në fshatin Vitomiricë të Pejës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Të lënduarit, ju uroj shërim të shpejtë. Përsëri i bëj apel qytetarëve të respektojnë rregulluat e komunikacionit, të mendohet siguria në rend të parë. Qoftë Perëndia me ne!”, shkruan zv. kryeministri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit