Pacolli: Fuqizimi i Kosovës nuk mposhtet nga shpifjet e Daçiçit

Mos i humb

Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Ministri Pacolli ka bërë të ditur se shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Daçiqit nuk mund të mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar.

Sipas tij, diplomacia kosovare i kryen punët pa zhurmë dhe pa u ndikuar nga askush, ka shkruar ministri Pacolli në Facebook, përcjell Kosova Post.

Postimi i plotë:

Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë. E falënderoj Presidentin George Ëeah, shtetin dhe popullin Liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen.

Unë nuk merrem me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin tim.

Shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Dacicit nuk mund ta mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar.

Diplomacia jonë aktive i kryen punët pa zhurmë dhe pa u ndikuar nga askush.

Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të qetë dhe të sigurt sepse shteti ynë e ka të ardhmen e garantuar.

Opinionit publik dhe kritikuesve u them që mos të shqetësohen nga asnjë shpifje që vjen nga Beogradi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit