
Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga tërmetet e sotme.
Pacolli ka shkruar në faqen e tij Facebook se, Nga zemra u uroj të lënduarëve shërim të shpejtë. Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë, në çdo aspekt.
Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Me të mbërritur në Nju Jork mora lajmin tronditës për tërmetin e sotëm në Shqipëri. Një ndjenjë e pakëndshme. Nga zemra u uroj të lënduarëve shërim të shpejtë. Shqipëria ka mbështetjen tonë të plotë, në çdo aspekt. Sot ishte Perëndia me ne!


