Pacolli thotë se Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se presidentit Hashim Thaçi nuk duhet t’i lejohet kthimi në Kosovë, ndërsa thekson se më nuk është president i Kosovës.

Ajo ka shkruar në Facebook se në takimin e djeshëm në Austri presidenti kosovar së bashku me Vuçiqin vendosin të ardhmen e Kosovës.

“Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar sepse ai me mikun e tij Vuçiqin vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë. Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës. Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është President i Kosovës”, ka shkruar ajo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit