Paditet kryeministri Edi Rama

Mos i humb

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të LSI, deklaroi sot se e vetmja forcë politike që nuk e do drejtësinë është Rilindja e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, njoftoi se LSI-ja e ka depozituar sërish padinë e ngritur ndaj Ramës, për thirrjen që ai i bëri Policisë së Shtetit gjatë fushatës elektorale që të mblidhte vota për PS-në.

Vasili, nga selia e LSI, tha: “Jam këtu për të konfirmuar njëherë e përgjithmonë që e vetmja forcë politike që s’e do Reformën në Drejtësi është “Rilindja” e kryeministrit Edi rama

LSI-ja është ajo forcë që ka zhbllokuar ngërçet politike dhe ka realizuar konsensuse të gjëra me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe i ka hapur rrugës, kësaj reforme në Shqipëri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit