Pak orë para Asamblesë së PS, njoftohet mungesa e Ramës, ja ku do të udhëtojë kryeministri

Mos i humb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen online të Asamblesë së PS.

Mësohet se ai do të udhëtojë në Turqi prandaj nuk do të jetë pjesë e Asamblesë sot në orën 17:30.

Gjithsesi meqënëse Asambleja e PS është ‘online’ nuk përjashtohet mundësia që Rama të bëjë një lidhje dhe nga Turqia.

Do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do e drejtojë mbledhjen.

Ditën e djeshme u mësua dhe axhenda e Asamblesë ku do të miratohet fillimisht projekt-vendimi për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS më 12 qershor teksa do të diskutohet dhe rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit