Paketa “anti-shpifje”, Meta: Do e shikoj me vëmendje, alarm shpopullimi i Shqipërisë

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta, pas konferencës së Avokatit të Popullit, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur për atë që ai e quan tërmet i përditshëm. Në fjalën e tij Kreu i Shtetit komentoi dhe paketën anti-shpifje, ku tha se do e shikonte me shumë vëmendje dhe më pas do marrë një vendim.

“Do ta shoh të gjithë të zbardhur paketën ‘Anti-shpifje’. Do të shohim aktet që u miratuan në Kuvend“, u shpreh ai. Më tej bëri thirrje që politika të reflektojë, pasi po largohet e gjithë popullsia për shkak të krizës politike po largohet.

“Përveç pasojave të tërmetit, të cilat kërcojnë një angazhim të fortë për të përballuar të gjitha ato pasoja për qytetarët dhe bashkitë dhe për shtetin.

Shqetësimi im i madh është një tërmet i përgjithshëm, për atë që unë e quaj shpopullim. Ka qenë tronditëse për mua që lexova statistikat e muajit nëntor, ku ishin shumë të larguar.

Kjo rritje e të larguarve është shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Ballkanit. Të gjitha këto na bëjnë që të reflektojmë sa më shpejt dhe është produkt i konfliktit skizofrenik dhe artificial.

Politik të reflektojë e para dhe shqiptarët t’i thërrasin mendjes, sepse po humbasin atdheun e tyre. Shpresoj që ky tërmet të na ndihmojë të reflektojmë për një politikë të re dhe më të përgjegjshme”, u shpreh Meta.

Një koment pati dhe për nismën e tij për mbrojtjen e Kushtetutës, ku tha se po e mbron çdo ditë. “Unë kushtetutën e mbroj çdo ditë, besoj se dhe qytetarët e kanë kuptuar është që çdo ditë të jenë në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Presidenti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit