Pakistan, 95 të vdekur si pasojë e reshjeve të dendura të borës

Mos i humb

Të paktën 95 persona kanë humbu jetën si pasojë e fatkeqësive të ndryshme të shkaktuara nga reshjet intensive të borës në dy ditët e fundit në Pakistan, njoftuan autoritetet lokale.

Një zyrtar i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave (NDMA) tha për AA se në dy ditët e fundit në vend janë regjistruar ortekë, rrëshqitje dheu, përmbytje dhe rënie çatish si rezultat i reshjeve.

Sipas tij, 67 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga orteku dhe stuhia që kanë prekur 15 fshatra në luginën Neelum të rajonit Azad Kashmir, kurse 21 të vdekur janë regjistruar në Balochistan nga reshjet e mëdha të borës.

Sipas medias lokale, shtatë persona po ashtu kanë humbur jetën në provincën Punjab.

Ndërkohë, në Kashmir është pezulluar procesin arsimor, pasi në shumë zona të banuara transporti është pamundësuar dhe autoritetet lëshuan paralajmërime për ortekë.

Kryeministri pakistanez Imran Khan tha në Twitter se ka urdhëruar personelin ushtarak në Kashmir dhe të gjitha institucionet shtetërore të marrin pjesë në aktivitetet e kërkim-shpëtimit.

Khan udhëtoi në Kashmir për të parë nga afër situatën për të vizituar të lënduarit.

Po ashtu, në shumë vendbanime në provincat Balochistan dhe Khyber Pakhtunkhwa është pamundësuar lidhja, ndërsa shumë persona të bllokuar në rrugët e mbyllura në këto dy provinca janë shpëtuar nga ushtarët. Në aktivitetet e shpëtimit po marrin pjesë edhe helikopterë.

Provinca Gilgit-Baltistan, një nga pikat më të rëndësishme turistike të vendit, po ashtu po përjeton reshjet më të mëdha të borës në 50 vitet e fundit. Autoritetet i kanë paralajmëruar për rreziqe nga ortekë dhe stuhi shtetasit pakistanezë që duan të udhëtojnë në zonat malore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit