Pakistan, kreu i një OJQ që takoi kryeministrin Khan pozitiv ndaj COVID-19

Mos i humb

Kreu i agjencisë së lartë joqeveritare të ndihmës në Pakistan, i cili u takua me kryeministrin Imran Khan javën e kaluar ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), tha familja e tij.

Faisal Edhi, kreu i fondacionit Edhi, i themeluar nga babai i tij, punonjës i njohur social, Abdul Sattar Edhi, u takua me kryeministrin pakistanez Khan të mërkurën e kaluar për të dhënë një çek prej 10 milionë Rs (61.162 dollarë) për fondin e qeverisë për lehtësimin e koronavirusit në kryeqytetin Islamabad.

“Faisal Edhi aktualisht është në Islamabad dhe ka shkuar në izolim”, tha për AA, Saad Edhi, djali i tij dhe zëdhënës i Fondacionit Edhi.

“Testi është kryer dy ditë më parë, megjithëse nuk kishte simptoma të dukshme”, shtoi ai.

Ende nuk ka asnjë përgjigje nga Kabineti i kryeministrit nëse Khan do të testohet apo jo.

Pakistani të martën raportoi rreth 349 raste të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 9.565.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit