Pala greke në grevë/ Mbyllet përkohësisht Pika Kufitare e Kakavijë, kush mund të kalojnë

Mos i humb

Për 24 orë, pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur.

Kjo për shkak se punonjësit e palës greke do të zhvillojnë një grevë, pasi kërkojnë rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi dje të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore  Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë.

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

“Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin”, thuhet në njoftim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit