Palestina nuk do të marrë pjesë në konferencën e kryesuar nga SHBA në Bahrein

Mos i humb

Autoriteti palestinez vendosi të mos marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të kryesohet nga SHBA-të muajin tjetër në Bahrein, tha Saeb Erekat, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

“Ne nuk duam të kritikojmë apo të minojmë interesat e askujt, por duke pasur parasysh vendimet e administratës amerikane vendosëm të mos marrim pjesë në këtë konferencë në Manama në asnjë mënyrë”, tha Erakat në një deklaratë.

“Ata që duan të mbrojnë interesat e popullit palestinez duhet të mbështesin qëndrimin e konsensusit palestinez të përfaqësuar nga pozita e presidentit Mahmoud Abbas, Komitetit Ekzekutiv të PLO-së, fraksioneve palestineze, figurave kombëtare dhe sektorit privat”, shtoi ai.

Erekat tha se PLO si përfaqësues i vetëm dhe legjitim i popullit palestinez, nuk ka autorizuar askënd të flasë në emër të saj.

“Ne e vlerësojmë shumë këtë konsensus palestinez për fitoren e të drejtave tona legjitime kombëtare”, theksoi ai.

Erekat shprehu falënderime për “konsensusin ndërkombëtar” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili, siç tha ai, ka kundërshtuar qëndrimet e administratës amerikane në përpjekjet e saj për të rrëzuar zgjidhjen me shtete me kufijtë e vitit 1967 dhe në lidhje me çështjen e Kudsit, refugjatëve, vendbanimeve kolone hebreje dhe kufijve.

Washingtoni të dielën njoftoi planet për të mbajtur një konferencë të madhe në Manama, ku zyrtarët e SHBA-ve do të zbulojnë aspektet ekonomike të të ashtuquajturit plani amerikan i paqes. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka quajtur atë si “marrëveshja e shekullit”.

Bahreini e ka mbrojtur idenë e mbajtjes së kësaj punëtorie, duke e karakterizuar atë si një përpjekje për të fuqizuar palestinezët.

Përveç Bahreinit, Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe zyrtarisht kanë njoftuar pjesëmarrjen në takim.

Që nga njoftimi kontrovers i Trumpit për të zhvendosur ambasadën amerikane në Kuds, lidershipi palestinez në Ramallah ka hedhur poshtë çdo rol ndërmjetësues të SHBA-ve në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit shumëvjeçar të Lindjes së Mesme, ku palestinezët shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, një ditë do të shërbejë si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit