Pallatet pa pronarë pa leje legalizimi, Lame shpërndan certifikata në njësinë nr.7 në Tiranë

Mos i humb

Katër kulla të ndërtuara 20 vite më parë, të cilat kishin ngelur pa legalizuar, pasi pronari i tyre kishte ndërruar jetë, tashmë kanë marrë certifikatën e pronësisë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe ndërtimi për banim që shkon në 28.500 m², e ndërtuar në Njësinë Administrative nr.7. Drejtori i Përgjitshëm i Kadastrës Artan Lame i shoqëruar edhe nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, deputete e zonës, u kanë shpërndarë sot lejet e legalizimit banorëve për apartamentet që kanë blerë.

“Veçantia e këtij rasti, që edhe e ka vënshtirësuar punën tonë, lidhet me faktin se pronari ka vdekur. Në u bëjme thirrje pronarëve që ky është një rast pa pronar që ne po arrijmë ti legalizojmë dhe t’u japim tapitë e shtëpisë këtyre banorëve. Nëse ka të tjerë të këtij lloj, të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve. Në rastin konkret e kemi ndjekur ne. Fillimisht u munduam ta ndjekim ne vetë me subjektin. Pastaj u interesua dhe deputetja e zonës Etilda, duke na thënë se aty subjekti nuk është, dhe a mund të vijojmë vetë me qytetarët meqenëse ata nuk kanë kujt t’i drejtohen dhe e mori të gjithë procesin përsipër institucioni. Nëse u bë, u bë vetëm, sepse ju bashkëpunut me institucionin për të plotësuar dkumentacionin”, u shpreh Lame.

Teksa u ndal sërish tek pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit, përsa i takon cilësisë së ndërtimit, Lame theksoi se Kadastra nuk merret me certifikimin e objektit.

“Procesi i legalizimeve nuk ka të bëjë më procesin që është për certifikimin e objeteve, por është pjesë e domosdoshme për të për të bërë certifkimin nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, sepse pa mbaruar procesin e legalizimit, as mund të shkosh të marrësh një leje për të bërë rregullime, as mund të aplikojë për të bërë sigurimin e objektit sepse kërkon patjetër të kesh tapinë”, është shprehur numri një i Kadastrës, Artan Lame.

Ndërsa ministrja tha se falë gadishmërisë të treguar nga punonjësit e Kadastrës u bë e mundur legalizimi i katër kullave. “Falë këtij angazhimi të jashtëzakonshëm edhe të zotit Lame dhe të drejtorëve që mbulojnë njësinë nr 7 jam bindur për të gjithë territorin e tiranës duke ndjekur të njëjtat procedura për të gjitha ato ndërtesa që kanë të njëjtën problematikë me katër kullat në këtë zone”, u shpreh ministrja.

Që nga viti 2017, kur ky proces ju besua Kadastrës Shqiptare, janë legalizuar 296 pallate me lartësi 5 deri 12 kate dhe me 1.320.000 m2 ndërtim. Nga ky proces kanë përfituar rreth 2500 familje apartamente, dyqane, njësi shërbimi, garazhe, etj. Qyteti me më shumë objekte të legalizuara është Tirana me 124 pallate, e ndjekur nga Saranda me 63 dhe Vlora me 29 të tilla.

Capture
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit