“Pallati Topkapi” në Stamboll, muzeu më i vizituar në vitin 2018

Mos i humb

Numri i vizitorëve në muze dhe në vendet historike të lidhura me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë arriti 28 milion 144 mijë 670 në vitin 2018. Muzeu më i vizituar është Muzeu i Pallatit Topkapi (Topkapı Sarayı) në Stamboll me 2 milion 980 mijë 450 vizitorë.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka marrë nga ministria, mësohet se muzetë dhe vendet historike të lidhura me këtë ministri kanë patur një fluks intesiv nga vizitorët në vitin 2018.

Në krahasim me vitin 2017 kur numri i vizitorëve që kanë vizituar muzetë dhe vendet historike ishte 20 milionë e 509 mijë e 746, viti 2018 ka shënuar rritje duke arritur në 28 milionë e 144 mijë e 670, ku në krye të vendeve të vizituara qëndron Pallati Topkapı me 2 milion 980 mijë 450 njerëz.

– Ayasofya muzeu i dytë më i vizituar

Sipas të dhënave bëhet e ditur se muzeu Ayasofya në Stamboll është rregjistruar si muzeu i dytë më i vizituar me 2 milionë e 890 mijë e 873 vizitorë. Ayasofya ndiqet nga muzeu Mevlana në qytetin Konya, i cili ka pritur 2 milionë e 817 mijë e 386 vizitorë.

Ndërkohë në vendin e katërt më i vizituar në listën e ministrisë ndodhet Pamukkale-ja, e cila është një nga zonat e pakta natyrore në botë dhe e cila është e shquar me travetat e saj, të cilin brenda vitit 2018 e kanë vizituar 2 milionë e 172 mijë e 740 vizitorë.

Pamukkale-ja ndiqet nga qyteti antik Efes në Izmir me 1 milionë e 543 mijë e 690 vizitorë, ndërsa më pas pasojnë zonat historike dhe me bukuri natyrore në qytetin Nevşehir me 1 milionë e 104 mië e 217 vizitorë, vendi i Trojës në Çanakkale me 531 mijë e 530 vizitorë, qyteti nëntokësor Kaymaklı në Nevşehir me 529 mijë e 904 vizitorë, lugina Ihlara në Aksaray me 491 mijë e 784 vizitorë, si dhe muzeu Hacıbektaş në Nevşehir me 443 mijë e 160 vizitorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit