Pamje nga vendngjarja/ Makina del nga rruga në Patok, plagosen 4 pjesëtarë të familjes nga Kukësi

Mos i humb

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Milot-Thumanë. Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka raporton se një makinë tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa gurë, në afërsi të një guroreje pranë “Kryqëzimit  të Patokut”.

“Balkanweb” mëson se në makinë ndodheshin katër anëtarë të një fëmiljeje nga Kukësi, të cilat janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë përgjumja e drejtuesit të automjetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit