Pandemia godet rëndë ekonominë angleze, borxhi publik tejkalon shifrat si asnjëherë më parë

Mos i humb

Borxhi i qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka tejkaluar 2 trilionë £ për herë të parë.

Pasi vendi llogariti koston e pademisë shihet se ekonomia ka pësuar rënie të konsiderueshme.

Kancelari Rishi Sunak u shpreh se kriza i ka vënë financat publike nën një tendosje të konsiderueshme, pasi masat e bllokimit goditën ekonominë dhe qeveria ka shpenzuar shumë duke mbështetur bizneset dhe qytetarët.

“Pa këtë mbështetje gjërat do të ishin shumë më keq. Vendi u përball me vendime të vështira”- u shpreh ai.

Të gjitha vendet pa përjashtim janë duke pësuar një krizë ekonomike për shkak të pandemisë.

Shumë njerëz humbën vendin e punës dhe shumë biznese u detyruan të mbyllin aktivitetin e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit