Panxhar me Kos dhe Hudhra – Receta e Shëndetshme

Mos i humb

Panxhari është një perime që në këtë periudhë e gjeni nëpër tregje.

Ai është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e një organizmi të shëndetshëm.

I pasur me vitamina të kompleksit B, hekur, mangan, bakër, magnez dhe kalium, ai i sjell plot të mira trupit.

Përveç lëngjeve panxhari kthehet në përbërësin më të shkëlqyer për përgatitjen e sallatave.

E tillë është dhe receta që ju sugjeron AgroWeb.org sot.

Me shumë pak mundim dhe kohë ju do të shijoni një sallatë fantastike dhe plot vlera ushqyese.

Zbuloni të gjithë përbërësit që ju duhen si dhe hapat e përgatitjes së saj duke e lexuar artikullin.

Përbërësit

300g panxhar

250ml kos

4-5 thelpinj hudhër

2 lugë gjele vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Majdanoz i freskët

Përgatitja

Nisni me pastrimin e panxharëve me ujë të bollshëm.

Duke qenë se janë perime që rriten në nëntokë, ata kanë goxha papastërti, ndaj dhe ky hap është thelbësor.

Pasi t’i keni pastruar mirë, filloni t’i qëroni nga lëkura.

AgroWeb.org ju këshillon që tani të mbushni një tenxhere me ujë dhe t’i vendosni panxharët e qëruar për të zierë.

Lërini në zjarr për 20-30 minuta dhe pasi të jenë zbutur sat ë mund t’i shponi me një thikë apo pirun largojini.

AgroWeb.org ju sugjeron që pasi t’i keni hequr nga zjarri, panxharët t’i fusni menjëherë në një tas me ujë të ftohtë.

Kështu do të ndaloni zierjen e tyre të mëtejshme.

Pasi të jenë ftohur pritini në feta jo shumë të trasha.

Tani përgatisni salcën me kos dhe hudhra duke shtypur thelpinjtë dhe duke i përzierë me kosin, kripën, piperin dhe majdanozin.

Këtë salcë hidhjani sipër panxharëve të zier e të prerë në feta.

Mjafton t’i përzieni mirë dhe ta lini sallatën për 10 minuta që të marri shijen e duhur.

Mund ta vendosni edhe në frigorifer sa të ftohet panxhari dhe më pas ta shijoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit