Parandalohet ngjarja e rëndë, i riu nga Tirana dhunon gruan, kapet me kallash në banesë

Mos i humb

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje, ndërkohë në pranga ra një 30-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R. E., ndërsa atij gjatë kontrollit policor iu gjet një kallashnikov me një krehër me fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit