Parandalohet rrëmbimi i avionit në linjën Dhaka-Dubai

Mos i humb

Zyrtari i forcave ajrore të Bangladeshit, Mofidur Rahman njoftoi se është penguar rrëmbimi i një avioni në linjën nga Dhaka për në Dubai.

Ai njoftoi se avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin në Cjittagong dhe se në incident nuk pati viktima.

“Terroristi që u përpoq të rrëmbejë avionin u arrestua dhe iu dorëzua organeve kompetente për procedurë të mëtejshme”, ka thënë Rahman.

Mediat lokale raportojnë se ushtarët e Bangladeshit janë shpërndarë në aeroportin Shah Antana në Chittagong ku avioni Biman Bangladesh Airlines bëri ulje të detyruar.

Rahman nuk bëri të ditur se sa pasagjerë dhe anëtarë të ekupiazhit ndodheshin në avion por vetëm tha se të gjithë janë mirë dhe se detajet e incidentit do të zbulohen më vonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit