Parfe Shtëpie E Shijshme Dhe Fantastike – Si Ta Përgatisni

Mos i humb

Një ëmbëlsirë unike, e cila përgatitet krejt lehtë në shtëpi.

Kërkon pak mundim dhe pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.

Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe më të dashurve tuaj.

AgroWeb.org ju sugjeron recetën e përgatitjes së parfesë në shtëpi. Krahas recetës bazë, mund të shtoni edhe përbërës të tjerë sipas preferencës.

Përgatitja e Parfesë në Shtëpi

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

Përbërësit

3  filxhan çaji ajkë qumështi (e gjeni në markete)

1 filxhan çaji sheqer

1 filxhan çaji qumësht

4 të verdha veze

Pak vanilje

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim të verdhat e vezëve, sheqerin dhe përzihen derisa sheqeri të jetë tretur plotësisht dhe të jetë formuar një krem i verdhë i çelët. Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë ta përziejmë që masa të jetë homogjene.

Tenxheren e vendosin në zjarr të ulët, AgroWeb.org ju këshillon që ta përzieni vazhdimisht dhe të tregoni kujdes që të mos priten vezët.

Kur masa të trashet hiqet nga zjarri, shtojmë vaniljen, dhe e kalojmë në një enë. Është e këshillueshme që vendoset në ngrirje për rreth 2 orë.

Më pas kur kremi të jetë ftohur, në enën ku gjendet akullorja shtojmë ajkën e qumështit, derisa masa që formohet të jetë e trashë dhe e njëllojtë.

E përziejmë ngadalë që të mos shkrihet dhe përzierja të lëshojë ujë.

Në enën që e kemi e vendosim përsëri në frigorifer për t’u ngrirë për rreth 6-10 orë.

Parfeja mund të përgatitet dhe me bajame, arra, lajthi apo çokollatë.

Mjafton që kur të keni përzierë vezët me sheqerin të shtoni dhe një filxhan çaji me bajamet, arrat apo lajthitë e pjekura.

Ndërsa nëse doni ta bëni me çokollatë, kur të shtoni ajkën e qumështit, shtoni dhe copëzat e çokollatës.

Kur ta servirni, AgroWeb.org ju sugjeron që ta spërkatni sipas preferencës me copëza çokollate, reçel kajsie, qershie apo luleshtrydheje për t’i shtuar dhe më shumë shijen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit