“Paris Air Show”, prezantohen modelet e industrisë së aviacionit

Mos i humb

Në Francë po mbahet Panairi i 53-të Ndërkombëtar “Paris Air Show”, ku kompanitë botërore të aviacionit ekspozojnë modelet më moderne të avionëve dhe fluturakeve të ndryshme.

Panairi mbahet në pjesën e aeroportit francez “Le Bourget”.

Deri më tani janë prezantuar disa modele të avionëve të pasagjerëve, Airbus A380, Dassault Rafale dhe helikopteri Atak.

Po ashtu është prezantuar edhe avioni francez “Patrouille de France”.

Në panairin e sivjemë, sikur edhe viteve të mëparshme do të ekspozohen mbi 100 fluturake (avionë, helikopterë dhe dronë).

Gjatë panairit të 51-të të mbajtur në vitin 2015 u ekspozuan 150 fluturake të 2303 ekspozuesve nga 48 vende. Të njëjtin vit panairin e vizituan mbi 350 mijë njerëz.

Panairi zë vend të rëndësishëm në kalendarin e admiruesve të shumtë të industrisë së aviacionit, prandaj nuk ka dyshim se interesimi edhe këtë vit do të jetë i madh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit