Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës tashmë ka miratuar në favor të pagesës së “miliardit të kohezionit” për BE -në. Kjo u arrit me 131 vota Pro dhe 55 kundër.
Zvicra kështu mund të paguajë kontributin e kohezionit prej 1.3 miliardë frangash, në BE, që pati mbetur i papaguar për dy vjet
Pas Dhomës së Kantoneve, edhe Dhoma Nacionale gjithashtu vendosi mbrëmjen e së enjtes vonë për të lejuar kredinë përkatëse bazë, pa kushte të reja.
Në fund, vendimi ishte i qartë dhe bindës: me 131 vota Pro, 55 Kundër dhe me një Abstenim, Dhoma e Madhe e pranoi projektligjin.
Kundërshtarët – të cilët përveç SVP, ishin edhe disa përfaqësues individualë të qendrës – nuk kishin asnjë shans me kërkesat e tyre.
Tani, Këshilli Federal mund të veprojë në përputhje me rrethanat dhe të shpresojë për një shenjë pozitive nga BE.


