Parlamenti rrëzon 4 alternativat e Brexitit, shtohen mundësitë e daljes pa marrëveshje

Mos i humb

Një Brexit i komplikuar dhe plot të panjohura është “pothuajse i pashmangshëm” pasi deputetët kanë votuar kundër të katër alternativave të daljes, tha koordinatori i Parlamentit Europian.

“Të mërkurën, Britania e Madhe ka një shans të fundit për të thyer bllokimin ose për t’u përballur me humnerën”, tha ai. Një raund i tretë i votave indikative, është caktuar për t’u mbajtur të mërkurën.

Ligjvënësit kanë hedhur poshtë të katër alternativat e Brexit, për një kohë të dytë, disa ditë pas refuzimit të marrëveshjes së Theresa May për të tretën herë.

Theresa May do të mbajë një takim pesë-orësh me kabinetin sot, në përpjekje për të gjetur një rrugë për të ecur përpara. Kryeministrja ka gjasa të përpiqet të gjejë një mënyrë për të kthyer për votim në Dhomën e Komunëve, Marrëveshjen e Tërheqjes që dakordësoi nëntorin e kaluar me BE-në.

Kritikët e vijës së ashpër pritet të kërkojnë sërish dorëheqjen e May-t, çka do të rriste mundësinë e zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa të mërkurën, parlamenti do të votojë për herë të tretë, në lidhje me 4 amendamentet që rrëzoi sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit