Parlamenti studentor i bashkohet protestës së nesërme të thirrur nga Vetëvendosje

Mos i humb

Parlamenti studentor ka vendosur të marrë pjesë në protestën e së shtunës me 29 shtator të thirrur nga Vetëvendosje.

Përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Prishtinës ftojnë studentët që të marrin pjesë në protestën me moton “Një popull s’i dorëzohet një njeriu”, e organizuar për të shtunën më 29 qershor.

Njoftimi i plotë:

Parlamenti Studentor në mbrojtje të integritetit universitar e kombëtar

Viti i ri akademik do na pres me sfida të reja por me gatishmërinë tonë.

Secili prej nesh partnereve të koalicionit, jemi të vetëdijshëm për nivelin e përgjegjësisë dhe rolit që ka ky organ, andaj si kurrë më parë ne do të angazhohemi në ngritjen e integritetit të Parlamentit Studentor e të studentëve në përgjithësi.

Nuk ka asnjë individ që do të na nënshtroj për të na e pamundësuar atë që kemi vendosur ta arrijmë së bashku, sepse si asnjëherë më parë ne duhet ngrihemi fillimisht që ta ngrejmë sa më lartë Universitetin e Prishtinës, në mënyrë që ta kemi sa më të lartësuar edhe shoqërinë e vendit tonë.

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë ditur të ngritën në tetorët e dekadave të ndryshme. Ne do të ngrihemi edhe para se të arrij tetori i studentëve ngaqë përgjegjësia na thërret.

Thirrjes për protestën e 29 shtatorit që na vije nga shumë artistë, profesorë, pjesëtarë të shoqërisë civile, politikanë e aktivistë politikë, organizata rinore dhe mërgata e Kosovës do ti përgjigjemi edhe ne.

Kjo protestë e cila është në kundërshtim të apetiteve të hegjemonisë së Serbisë sërish ndaj tokave tona dhe popullit tonë, ne do ti përgjigjemi paqësisht me rezistencë. Ne nuk qëndrojmë indiferent. Do të vazhdojmë në rrugën e të gjithë atyre brezave studentorë, që para nesh, u angazhuan për një shoqëri të lirë e demokratike.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë studentëve që të mos zmbrapsen nga ëndrrat e të gjithë atyre pararendësve tanë që për dekada të tëra u zgjuan kundrejt regjimeve. Të ngrihen sërish në mënyrë që sa më lartë të arrihen ato përpjekje.

Studentët kanë ëndërrat e tyre frymëzuese për këtë shoqëri. Ëndërra të cilat përgjithsisht janë injoruar, janë shtypur e janë pamundësuar. Së bashku do të punojmë t’i sjellim ato në jetë, me vullnet e me organizim studentorë.

Vullneti i qytetarëve shqiptar është i pandryshueshëm, prandaj edhe studentët janë po të njëjtit.

Studentët nuk i nënshtrohen askujt përpos këtij vullneti.

Universiteti është i studentëve, studentët janë të popullit. Populli e ndihmon Universitetin e nga Universiteti ditën e shtunë do të marshojmë në mbrojtje të vullnetit të popullit.

Parlamenti studentor i Universitetit të Prishtinës,

28.09.2018

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit