Komiteti qendror i Partisë Likud në Izrael ka miratuar një propozim për aneksimin e vendbanimeve kolone hebraike në territoret e okupuara palestineze në Bregun Perëndimor.
Komiteti qendror është mekanizmi më i lartë vendimmarrës i partisë Likud.
Propozimi, i cili u votua në konferencën e Komitetit Qendror në Kuds, bëri thirrje për vendosjen e sovranitetit dhe ligjeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor dhe lejon ndërtimin e më shumë vendbanime kolone hebraike.
Ministrat dhe ligjvënësit nga partia e mbështetën propozimin, megjithëse kryeministri Benjamin Netahyahu, i cili është gjithashtu nga partia Likud, nuk ka bërë deklaratë mbi këtë çështje.
Nëse propozimi i paraqitet parlamentit izraelit (Knesset), ai duhet të diskutohet në tri sesione të ndryshme para se të miratohet.
Thuhet se Izraeli dëshiron të rrisë numrin e kolonëve në Bregun Perëndimor në një milion në një periudhë të shkurtër kohore. Aktualisht, gjysmë milion kolonë jetojnë në vendbanimet kolone hebraike në territorin palestinez dhe 220 mijë në Kudsin Lindor.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebraike në këto rajone janë “ilegale”./Rtv islam/


