Pas 20 vitesh, Vasfije Krasniqi viziton vendin ku përjetoi tmerrin!

Mos i humb

Po bëhen tashmë 20 vite që nga lufta e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve janë shënuar përvjetorë të shumë masakrave, torturave e keqtrajtimeve tjera të luftës.

20-vjetorin e këtyre krimeve e kujtojnë edhe shumë të mbijetuara të dhunës gjatë luftës në Kosovë, por të cilët asnjëherë nuk u deklaruan publikisht për tmerret e përjetuara.

E mbijetuara e dhunës gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi-Goodman, me ndihmën dhe mbështetjen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës foli për herë të parë publikisht për përjetimin e saj gjatë luftës.

Më 14 prill 1999, Vasfije Krasniqi Goodman, në atë kohë 16-vjeçare, u rrëmbye nga një polic serb dhe u dërgua në fshatin Babimost të Komunës së Obiliqit, ku u dhunua seksualisht nga një oficer policor dhe një civil.

Në 20-vjetorin e këtij tmerri, Krasniqi ka vendosur që ta vizitojë vendin, ku përkundër përpjekjeve për të kërkuara drejtësi, ata kanë mbetur të pandëshkuar.

Sot me fillim prej orës 13:00, në një aktivitet vetëm për mediet, Vasfije Krasniqi-Goodman, së bashku me përfaqësuesit e QKRMT-së dhe aktivistë tjerë të të drejtave të njeriut, do të bëjnë një vizitë në vendin ku ka ndodhur ngjarja në fshatin Babimost ku vet Krasniqi do të ketë një fjalim rasti para të pranishmëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit