Pas 24 orëve i humbur në shkretëtirë, gjendet shëndosh e mirë djali pesëvjeçar

Mos i humb

Një djalë pesëvjeçar u shpëtua pas gati 24 orëve të humbura në shkretëtirë në Argjentinën perëndimore. Ai tashmë është liruar nga spitali.

Benjamin Sánchez u zhduk gjatë një udhëtimi familjar të dielën dhe u gjet nga një ekip vullnetarësh 21 km nga ku u pa për herë të fundit.

“Kisha të ftohtë, fjeta keq, duke u mbështetur mbi një shkëmb”, tha djali, i cili mbante vetëm një bluzë dhe pantallona të lehta.

Ai tha se kishte mbijetuar duke ngrënë bar dhe duke pirë ujë nga një lumë.

Pasi u shpëtua të hënën pasdite, fëmija u mor me helikopter në një spital në San Juan, për të trajtuar pasojat që pati nga dehidratimi i lehtë.

Benjamin u gjet i ulur nën një pemë nga një motoçiklist pas një operacioni kërkimi që përfshinte rreth 1.000 policë, zyrtarë të mbrojtjes civile dhe vullnetarë.

Temperaturat në rajon këtë kohë të vitit ndryshojnë nga 30◦C gjatë ditës në rreth zero gjatë natës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit