Pas Bashës, delegacioni i OSBE-ODIHR i shkon në zyrë Monika Kryemadhit

Mos i humb

Pas takimit që patën me kreun e PD Lulzim Basha, dy ditë më parë, delegacioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR po zhvillojnë një takim me kryetaren e LSI-së Monika Krymadhi. Në fokus të këtij takimi janë zgjedhjet e 25 prillit, të cilat nxorrën fituese PS me 74 mandate.

Dy ditë më parë edhe kreu i PD Lulzim Basha ka pritur shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek. Sipas burimeve Basha i ka dorëzuar asaj me qindra dokumente që faktojnë blerjen e votës më 25 prill.

Takimi mes tyre zgjati më shumë se një orë ndërsa Basha tha për gazetarët se beteja e tyre do të vazhdojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit