Pas çlirimit, banorët e Afrinit përshëndesin ushtarët e Turqisë

Mos i humb

Pas çlirimit të qendrës së qytetit Afrin nga terroristët të dielën, forcat turke dhe çminuesit janë duke hequr mjetet e mbetura shpërthyese të cilat terroristët i kishin vendosur më parë, ndërsa popullata lokale përshëndet ushtarë turq dhe i konsideron si çlirimtarë të qytetit.

Ekipi i gazetarëve të AA ka vërejtur se si banorët vendas afrohen dhe përshëndesin ushtarët e Turqisë dhe si ushtarët turq u japin dhurata dhe ushqimin e tyre.

Marrëdhëniet në mes të popullatës lokale dhe ushtarëve turq më së miri shikohen nga gëzimi i vogëlusheve të Afrinit të cilët me gëzim përshëndesin dhe bisedojnë me ushtarët, dhe në këmbim marrin ëmbëlsira dhe lodra të cilat i kanë dëshiruar pas gati gjashtë vjet të okupimit terrorist.

Ushtria Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane të dielën në mëngjes morën kontrollin e qendrës së Afrinit. Gjatë operacionit, nuk u janë shkaktuar dëme civilëve, as vendbanimeve.

Para se të iknin, terroristët në qytet kanë vendosur mina, kryesisht pajisje shpërthyese artizanale.

Deminuesit turq deri tani kanë larguar rreth 50 pajisje të tilla në qendër të qytetit dhe disa dhjetëra mina anti-tank.

Operacioni në Afrin filloi më 20 janar, në përputhje me të drejtat e Turqisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në korrik të vitit 2012, pa konflikt ia dorëzuan terroristëve të PYD/PKK kontrollin e Afrinit, duke u bërë një nga qendrat kryesore të kësaj organizate terroriste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit