Burime bëjnë me dije se polici me inicialet F.A., 36 vjeç, i plagosur në protestën e mbrëmshme, gjatë së cilës dëmtoi rëndë njërin sy i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, e cila nuk duket të jetë e vetmja.
Të njejtat burime, referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, pohojnë se 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.
Polici u plagos mbrëmë gjastë përplasjes me protestuesit te kryeministria. Në total ishin 16 efektivë policie të lënduar.


