
Vetëm pas gjashtë viteve, presidenti i vendit Hashim Thaçi kujtohet ta nënshkruaj Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë me 27 shtator 2013.
Kjo marrëveshje është neglizhuar kohë të gjatë dhe nuk ka marrë bekimin e presidencës, ndërsa gjashtë vite ka mbetur në sirtar pa u vënë në implementim.
Ndërkohë Turqia kësaj marrëveshje ia ka dhënë dritën jeshile për zbatim të marrëveshjes qysh në vitin që është nënshkruar.
Kujtojmë se KosovaPost kohë më parë kishte kërkuar arsyet për mos dekretimin e kësaj marrëveshje tash e gjashtë vite, ndërsa Kuvendi fajin e kishte hedhur te Zyra e Presidencës ku ishte dërguar për dekretim pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës.



